Sipas njoftimit të AMP-së, punonjës të agjencisë kanë qenë të pranishëm në terren gjatë protestave, ku kanë evidentuar raste konkrete. Gjithashtu, janë administruar pamje filmike të transmetuara nga mediat dhe të publikuara në rrjetet sociale.
Materialet e mbledhura do t’i nënshtrohen analizës dhe verifikimit, me qëllim sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive.

AMP bën të ditur se për rastet e evidentuara po vazhdojnë veprimet në bashkëpunim me strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit, ndërsa rastet që përmbajnë elemente të veprave penale po trajtohen nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Agjencia thekson se do të vazhdojë monitorimin dhe verifikimin e rasteve që lidhen me ushtrimin e detyrës nga punonjësit e policisë, duke garantuar paanshmërinë, llogaridhënien dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve.
Burimi: RTKLive




