Rama prezanton platformën “Dëmi im” në E-Albania, bizneset e vogla do të dëmshpërblehen për dëmet nga protestat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka prezantuar sot dritaren “Dëmi im” në E-Albania, që do të shërbejë për dëmshpërblimin e bizneseve të vogla që u dëmtuan nga protestuesit gjatë 4 ditëve të fundit.

Sponsor 3M Express

Në një dalje në llogarinë e tij në Facebook, kryeministri shpjegoi se si do të funksionojë platforma si dhe shtoi se në terren do të jenë 10 grupe nga Tatimet për verifikimin e dëmeve.

“Dritarja quhet dëmi im dhe këtu mund të regjistroheni duke future të dhënat, niptin, parashikimi i dëmit dhe pastaj do ngarkoni dokumentet që janë pamjet dhe çdo dokumentacion tjetër dhe pasi të bëjmë të gjithë verifikimet, do të mbledhim një regjistër të të gjitha dëmeve dhe patjetër do t’ju vijmë në ndihmë,” tha kryeministri.

Përmes postimit Rama shtoi se prej ditës së sotme çdo biznes i vogël që sipas tij është dëmtuar nga vala e dhunës qorre, do të ketë një dritare në E-Albania, ku do të mund të regjistrojë dëmin.

“Ndërkohë 10 grupe verifikimi nga tatimet do jenë në terren për të mbledhur të dhëna mbi dëmin ndaj bizneseve të vogla. Do t’i kthejmë këto gërmadha verbërie në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara”, tha Rama.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rama prezanton platformën “Dëmi im” në E-Albania, bizneset e vogla do të dëmshpërblehen për dëmet nga protestat appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Presidenti i La Ligës në telashe pas deklaratës kontroverse për Real Madridin, autoritetet spanjolle nisin hetimet

Presidenti i La Ligës në telashe pas deklaratës kontroverse për Real Madridin, autoritetet spanjolle nisin hetimet

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

24 të lënduar nga protestat në Shqipëri, kjo është gjendja e të riut të plagosur para Ministrisë së Arsimit

24 të lënduar nga protestat në Shqipëri, kjo është gjendja e të riut të plagosur para Ministrisë së Arsimit

Rama prezanton platformën “Dëmi im” në E-Albania, bizneset e vogla do të dëmshpërblehen për dëmet nga protestat | Momenti