Java e ardhshme në Kosovë pritet të nisë me mot të ngrohtë dhe me diell, ndërsa nga mesi i javës do të ketë vranësira dhe reshje lokale shiu.

Kështu ka bërë të ditur meteorologu Valdrin Shala, në emisionin “Weekend” në Klan Kosova.
Shala tha se në fillim të javës temperaturat do të jenë më të larta, ndërsa nga mesi i javës pritet të luhaten nga 18 deri në 23 gradë Celsius në disa zona.
“E hëna dhe e marta do të jenë me diell, ndërsa të mërkurën do të ketë vranësira të pjesshme, të cilat gjatë ditës mund të shoqërohen edhe me reshje lokale shiu”, ka deklaruar Shala.
Sipas tij, të enjten dhe të premten pritet të depërtojë në rajon një sistem atmosferik nga Oqeani Atlantik, përmes Italisë. Ky sistem pritet të sjellë reshje intensive në Shqipëri, ndërsa në Kosovë parashihen reshje më të pakta.




