Qeveria franceze ka dhënë shenjën e parë pozitive ndaj protestuesve të rinj, duke premtuar angazhimin e 3000 mësuesve shtesë zëvendësues në ditët në vijim.

Ministri i Arsimit, Edouard Geffray, e bëri këtë ofertë gjatë një interviste televizive të enjten në mbrëmje, në fund të një dite tjetër demonstratash – herë-herë të dhunshme – nga ana e nxënësve të shkollave, raporton BBC.
Qeveria bën të ditur se janë arrestuar 6877 persona, 86% e të cilëve janë nën moshën 18-vjeçare, që nga fillimi i protestave të përqendruara te kërkesat për më shumë burime në arsimin e mesëm.
Në atë që sindikatat e kanë cilësuar si “Akti i Katërt” i lëvizjes trejavore, rreth 71,000 njerëz protestuan në mbarë vendin të enjten, ndërsa 24,000 prej tyre u mblodhën në sheshin “Bastille” në Paris, transmeton Klankosova.tv.
Policia ndërhyri sërish me gaz lotsjellës për të shpërndarë grupet që e sulmuan atë me gurë kalldrëmi dhe mjete piroteknike të improvizuara.




