Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, László István Dux, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës.
Përmes një postimi, Dux ka shprehur urimet e tij për Presidenten e re, duke thënë se pret të punojë me të për forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy popujve.

“E urojmë përzemërsisht Shkëlqesinë e Saj, Dr. Justina Shiroka-Pula, për zgjedhjen e saj Presidente të Republikës së Kosovës. Presim të punojmë me ju dhe të forcojmë miqësinë dhe bashkëpunimin mes popujve tanë”, ka shkruar ambasadori hungarez.
Burimi: Dukagjini




