Pronarët amerikanë hapin derën për shitjen e Evertonit

Pronarët amerikanë hapin derën për shitjen e Evertonit

Pronarët amerikanë hapin derën për shitjen e Evertonit

“The Friedkin Group” po shqyrton mundësinë e shitjes së një pjese kontrolluese të Evertonit, më pak se dy vjet pasi mori drejtimin e klubit anglez.

Sponsor 3M Express

Lajmi u bë publik të premten, më 9 tetor, përmes një komunikate zyrtare të Evertonit, ku konfirmohet se pronarët amerikanë po shqyrtojnë mundësi të reja investimi, përfshirë edhe shitjen e shumicës së aksioneve, raporton Klankosova.tv.

Grupi i drejtuar nga miliarderi Dan Friedkin mori kontrollin e Evertonit në dhjetor të vitit 2024, duke e blerë klubin nga Farhad Moshiri, në një periudhë të vështirë financiare dhe sportive.

Gjatë kësaj kohe, një nga prioritetet kryesore ishte stabilizimi financiar i klubit dhe përfundimi i stadiumit të ri, Hill Dickinson Stadium.

Në komunikatën e publikuar, pronarët theksuan se tashmë është koha për të shqyrtuar kapitullin e ardhshëm të historisë së Evertonit. Ata shtuan se do të shqyrtojnë vetëm oferta nga investitorë që besojnë se mund ta çojnë klubin përpara.

Deri më tani nuk është bërë e ditur se kush mund të jetë blerësi i mundshëm apo sa mund të kushtojë klubi.

“The Friedkin Group” është gjithashtu pronar i Romës në Itali, ndërsa mbetet të shihet nëse do të vendosë ta shesë plotësisht Evertonin apo vetëm një pjesë kontrolluese të aksioneve. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Gaxherri: Shiroka-Pula vazhdon me njerëzit që i gjeti, s’e ka ditur që do bëhej presidente

Gaxherri: Shiroka-Pula vazhdon me njerëzit që i gjeti, s’e ka ditur që do bëhej presidente

Protestat e studentëve përhapen në Francë, 141 shkolla mbeten të mbyllura

Protestat e studentëve përhapen në Francë, 141 shkolla mbeten të mbyllura