Emërimet politike që shpesh keqkuptohen dhe bazohen në nepotizëm gjithmonë ngjallin reagime publike.

Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula u raportua se dje ka emëruar Berita Abazin në pozitën kyçe në Presidencë. Kjo e fundit, është asambliste në komunën e Prishtinës dhe një ndër personat në të afërt me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, transmeton Klankosova.tv.
Në emisionin “Kosova Today”, gazetari Shkumbin Kajtazi tha se presidentes së re, sipas tij, po i bihet në qafë pak herët.
“Për shkak se situata në të cilën ajo ka ardh në atë zyrë faktikisht edhe vetë propozimi për presidente i ka ardhur në një kohë shumë befasuese, rrjedhimisht ajo as nuk ka mundur të mendojë se do të bëhet vetë presidente le më të bëjë një ekip”, tha ai.




