Kontrolle në Rugovë e Prizren, konfiskohet peshku që po shitej kundërligjshëm

Kontrolle në Rugovë e Prizren, konfiskohet peshku që po shitej kundërligjshëm

Kontrolle në Rugovë e Prizren, konfiskohet peshku që po shitej kundërligjshëm

Kryetari i FPSRK-së, Milaim Vitia, ka realizuar sot në orët e hershme të mëngjesit kontrolle në dy lokacione të tregut në zonën e Rugovës, në Prizren, lidhur me shitjen e paautorizuar të peshkut dhe dyshimet për tregtim të peshkut të kontrabanduar nga shtetet fqinje.

Sponsor 3M Express

Gjatë kontrolleve është konfiskuar peshku që po shitej pa autorizimin përkatës. Sipas njoftimit të FPSRK-së, peshku i konfiskuar është asgjësuar, ndërsa për këtë veprim është hartuar procesverbal zyrtar, transmeton Klankosova.tv.

Nga FPSRK-ja kanë bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, me synim parandalimin e shitjes së paligjshme të peshkut, luftimin e kontrabandës dhe zbatimin e Ligjit për Peshkimin.

Ndër të tjera, Vitia ka theksuar se nuk do të tolerohet asnjë formë e tregtisë së paautorizuar dhe se ligji duhet të zbatohet për të gjithë pa dallim.

“Ne do të vazhdojmë të mbrojmë ujërat, faunën peshkore dhe interesin e peshkatarëve të ligjshëm në Republikën e Kosovës”.

Lexo edhe

Gjenden dy piktura të vjedhura të Renoir në Francë

Gjenden dy piktura të vjedhura të Renoir në Francë

Policia maqedonase përplaset me të rinjtë shqiptarë (VIDEO)

Policia maqedonase përplaset me të rinjtë shqiptarë (VIDEO)

Trepça përforcohet me basketbollistin James Graham

Trepça përforcohet me basketbollistin James Graham