Prokuroria në Serbi hap lëndë kundër shefit të BIA-s dhe ministrit të Drejtësisë

Prokuroria në Serbi hap lëndë kundër shefit të BIA-s dhe ministrit të Drejtësisë

Prokuroria në Serbi hap lëndë kundër shefit të BIA-s dhe ministrit të Drejtësisë

Prokuroria Publike për Krim të Organizuar e Serbisë njoftoi të enjten, më 5 nëntor, se ka hapur lëndë kundër drejtorit të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA), Vlladimir Orlliq, si dhe kundër ministrit të Drejtësisë, Nenad Vujiq, lidhur me cenimin e së drejtës së votës në zgjedhje.

Sponsor 3M Express

Të dyja lëndët janë hapur pas kallëzimeve penale të paraqitura nga avokati Ivan Niniq.

Kundër Orlliqit dhe zyrtarëve të tjerë të BIA-s është dorëzuar kallëzim për veprat penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe cenimit të së drejtës së votës.

Rasti ka të bëjë me zgjedhjet e parakohshme parlamentare që Serbia mbajti më 25 tetor.

Zgjedhjet i fitoi Lista Studentore – konfigurimi politik që doli nga protestat antiqeveritare të udhëhequra nga studentët në Serbi – duke rrëzuar nga pushteti pas 14 vjetësh ish-presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Avokati Niniq shkroi në X se ka paraqitur kallëzim penal kundër Orlliqit dhe drejtuesve të Qendrës së Katërt Rajonale të BIA-s në Kragujevc, “për shkak të imponimit të detyrimit të punës për punonjësit e BIA-s që të mbledhin vota për Partinë Përparimtare Serbe [të Vuçiqit], përmes formularëve të kësaj partie, si detyrim pune”.

Policia serbe duke arrestuar një protestues në Beograd më 13 gusht 2025.
Prokuroria serbe për Krim të Organizuar tha se, të mërkurën, i ka dërguar një kërkesë Shërbimit për Luftimin e Krimit të Organizuar, që është në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, për të verifikuar pretendimet e paraqitura në kallëzimin penal, si dhe për të zhvilluar intervista me personat ndaj të cilëve është paraqitur kallëzim.

Një kallëzim tjetër penal është dorëzuar kundër ministrit të Drejtësisë, Vlladimir Vujiq, drejtorit të Administratës për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, Mille Jandriq, këshilltares së posaçme të ministrit të Drejtësisë, Millica Radonjiq, si dhe 60 personave të tjerë.

Në mesin e tyre ka drejtues të disa institucioneve korrektuese dhe burgjeve në territorin e Serbisë, funksionarë të lartë, përfaqësues dhe aktivistë të paidentifikuar të Partisë Përparimtare Serbe.

Në kallëzim pretendohet se ata kanë kryer veprat penale të bashkimit me qëllim të kryerjes së veprave penale, keqpërdorimit të pozitës zyrtare, ushtrimit të ndikimit të paligjshëm, dhënies dhe marrjes së ryshfetit në lidhje me votimin, mbledhjes së paautorizuar të të dhënave personale, punës së pakujdesshme në detyrë, si dhe diskriminimit racor dhe formave të tjera të diskriminimit.

Avokati Niniq publikoi fotografi për të cilat pretendon se përbëjnë “prova të pakundërshtueshme materiale, në mbështetje të kallëzimit penal dhe të veprimtarisë së grupit të ministrit Vujiq”, lidhur me votimin në burgje.

Prokuroria Publike për Krim të Organizuar tha se edhe për këtë rast i ka dërguar kërkesë Shërbimit për Luftimin e Krimit të Organizuar, që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore për verifikimin e pretendimeve të paraqitura në kallëzimin penal.

Këtu përfshihet edhe mbledhja e informatave nga të gjithë personat ndaj të cilëve është paraqitur kallëzim penal, si dhe nga persona të tjerë që mund të kenë njohuri për ngjarjet e përshkruara në të.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Pas rastit të Arlindës, 47 gra kërkuan ndihmë nga Policia brenda një jave (VIDEO)

Pas rastit të Arlindës, 47 gra kërkuan ndihmë nga Policia brenda një jave (VIDEO)

80-vjeçari ushtron dhunë ndaj gruas dhe të bijës…/ Kam me ju vra…” (VIDEO)

80-vjeçari ushtron dhunë ndaj gruas dhe të bijës…/ Kam me ju vra…” (VIDEO)

Alessandra Ambrosio i vuri flakën internetit me një foto me bikini

Alessandra Ambrosio i vuri flakën internetit me një foto me bikini