Gjini me kritika të ashpra: Kurti ose është i paaftë mendërisht, ose është kapo (VIDEO)

Gjini me kritika të ashpra: Kurti ose është i paaftë mendërisht, ose është kapo (VIDEO)

Gjini me kritika të ashpra: Kurti ose është i paaftë mendërisht, ose është kapo (VIDEO)

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka hedhur kritika të shumta ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe qeverisë që ai drejton.

Sponsor 3M Express

Duke akuzuar ekzekutivin e vendit për mashtrim me ndarjen e buxhetit, Gjini ka përmendur mungesën e mjeteve për përfundimin e autostradave brenda Kosovës.

Në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, Gjini ka përmendur edhe një mori fushash tjera, në të cilat, sipas tij, ka dyshime për afera korruptive.

Veçmas, kreu i Aleancës është ndalur te sektori i energjisë, duke hedhur akuza të forta se qëllimisht vendi është futur në kaos, derisa ka shtuar se mafia energjetike është duke e “rrjepur Kosovën”.

Për këtë, ai e ka akuzuar vet kryeministrin Kurti.

“Albin Kurti ose ështe totalisht i paaftë mendërisht, ose është kapo. Nuk ka mes këtu, se nuk munden me vjedh të gjithë, e ai mos me ditë.”, ka thënë Gjini.

Ai ka paralajmëruar qytetarët që të bëhen gati për dimër, pasi sipas tij, vendi do të përballet me krizë energjetike, duke shtuar se qeveria nuk i ka kryer punët e saj.  

“Kosova sivjet ka me hy në kolaps energjetik. Po i paralajmëroi qytetarët e Kosovës. Ose kemi me dhënë qindra miliona euro prej buxhetit, ose nuk kemi me pas mundësi të furnizohemi me energji, se nuk i kanë kry punët. Nëse niveli I korrupsionit mbërrin në atë shkallë që nuk zbatohen projektet hiq, atëherë jemi ka flasim për kolaps. Në qershor i kanë dështuar me qëllim tenderat në Kosova B, e kam paralajmëruar para një muaji e gjysmë përt këtë temë. Po i paralajmëroi qytetarët e Kosovës, bëhuni gati për dimër.”, ka thënë kreu i Aleancës. /Klankosova.tv

Lexo edhe

U bllokua në një varr për dy ditë, ekipet e shpëtimit mobilizohen për macen në Poloni

U bllokua në një varr për dy ditë, ekipet e shpëtimit mobilizohen për macen në Poloni

Suedia rikthen kontrollet kufitare për gjashtë muaj, shkak kërcënimet e sigurisë nga Rusia

Suedia rikthen kontrollet kufitare për gjashtë muaj, shkak kërcënimet e sigurisë nga Rusia

Nëna e Astrit Deharit: Çdo përvjetor po bëhet më i rëndë, 10 vjet janë shumë

Nëna e Astrit Deharit: Çdo përvjetor po bëhet më i rëndë, 10 vjet janë shumë

Gjini me kritika të ashpra: Kurti ose është i paaftë mendërisht, ose është kapo (VIDEO) | Momenti