Rubio do të largohet nga administrata Trump për t’u përgatitur për kandidimin për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2028?

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, është “nën vëzhgim për një dorëheqje” të mundshme pas humbjeve të republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, ndërsa bashkëpunëtorët e tij presin largimin nga administrata për t’u përgatitur për kandidimin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028, raportoi gazeta britanike “The Independent”.

Sponsor 3M Express

“Ka plotësisht kuptim që ai të japë dorëheqje dhe të largohet nga administrata”, i ka thënë gazetës një aleat i Rubios, duke theksuar se kryediplomati nuk mund të zhvillojë një fushatë efektive në shkallë kombëtare ndërkohë që mban detyrën.

Burime brenda administratës kanë thënë se Rubio synon gjithashtu ta ndajë imazhin e tij politik nga lufta me Iranin, duke ia lënë përgjegjësinë për luftën presidentit amerikan Donald Trump.

Ato kanë theksuar se Rubio ka mbajtur një “rol më të heshtur” në operacionet ushtarake, pavarësisht se ka autoritet ligjor mbi politikën e jashtme.

Ndërkohë, burime republikane kanë lënë të kuptohet se deri në pesë anëtarë të kabinetit po përgatiten të largohen nga detyra përpara se Kongresi i sapozgjedhur, tashmë nën kontrollin e Demokratëve, të mblidhet në janar.

Sipas tyre, synimi është shmangia e hetimeve nga komisionet dhe përpjekjeve të mundshme për shkarkim.

Administrata i hodhi poshtë menjëherë këto raportime. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Davis Ingle, i cilësoi pretendimet si “teori konspirative të pabazuara dhe të pavërteta”, duke deklaruar se Trump “ka krijuar një ekip të bashkuar, të përqendruar në agjendën e tij ‘Amerika e Para’”.

Ndihmëssekretari i Departamentit të Shtetit, Dylan Johnson, gjithashtu e dënoi raportimin, duke e cilësuar atë si “lajm të rremë krejtësisht të pabazuar, të mbështetur në burime anonime të sajuara”. /AA/

Lexo edhe

U bllokua në një varr për dy ditë, ekipet e shpëtimit mobilizohen për macen në Poloni

U bllokua në një varr për dy ditë, ekipet e shpëtimit mobilizohen për macen në Poloni

Suedia rikthen kontrollet kufitare për gjashtë muaj, shkak kërcënimet e sigurisë nga Rusia

Suedia rikthen kontrollet kufitare për gjashtë muaj, shkak kërcënimet e sigurisë nga Rusia

Nëna e Astrit Deharit: Çdo përvjetor po bëhet më i rëndë, 10 vjet janë shumë

Nëna e Astrit Deharit: Çdo përvjetor po bëhet më i rëndë, 10 vjet janë shumë

Rubio do të largohet nga administrata Trump për t’u përgatitur për kandidimin për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2028? | Momenti