Shtëpia ku u martuan e i rritën fëmijët, u bo mollë sherri mes një qifti që u divorcuan rreth të 80-tave.

Që nga 2022-ta, kryefamiljari nga Logja e Pejës po ushtron dhunë psiqike e fizike kundrejt bashkëshortes e vajzës së tij.
Krejt kjo mesele filloi kur ai vendosi shtëpinë në emër të djalit të vogël, duke përjashtuar nga pasuria dy fëmijët e tjerë.
Rrjedhën e kësaj historie, për Kiks Kosovën e rrëfeu avokati i rastit Eset Berisha.
Një vendim i tillë u mor ani pse sipas së ëmës, ndërtimin e shtëpive e mundësoi i biri që jeton e punon jashtë Kosovës.
Vendimin për trashëgiminë, e zoja e shtëpisë e kundërshtoi edhe nëpërmjet një padie mirëpo Gjykata nuk mori kurrë mundimin që të e zgjidhte atë cështje.
Kundërshtimi i kryefamiljares, qe fillimi i një dhune sistematike nga i shoqi e i biri i saj, i cili tanimë gëzonte shtëpinë në emër të tij.
Pas dhunës fizike e psiqike nga burrat e shtëpisë, e ëma agëkohë 79-vjecare bashkë me të bijën rreth të 50tave, kishin lajmëruar policinë dhe cështja kishte vazhduar në gjykatore.
Në vitin 2022 Gjykata Themelore në Pejë kishte lëshuar urdhër mbrojtje dhe distancë prej 5 metrash.
Vendime të tilla nuk e zbrapsën asnjëherë kryefamiljarin nga Logja e Pejës.
Ai kishtë kërcënuar me jetë bashkëshorten dhe të bijën e tij, gjë e cila ishtë dokumentuar përmes një incizimi.
Pas saj, mbrojtja Eset Berisha kishte kërkuar largimin e kwrcwnuesit nga shtwpia dhe distancën prej 50 metrave mirëpo gjykata e refuzoi atë, ani pse në dorë kishte incizimin e kërcënimit me jetë.
Vendimin për distancën e 5 metrave avokati Berisha e quan vendim absurd pasiqë dëmi viktimës po i bëhej sërish njëlloj.
Vendimi për distancën 5 metrave dhe jetesën në të njëjtën shtëpi nuk po ndryshohej andaj avokati ishte ankuar dhe Apeli e kishte dërguar në rigjykim.
Pas gjithë kësaj, kryefamiljari bashkë me të birin, nusen e fëmijët e tyre kishin shkuar të jetonin në shtëpinë e dytë që e posedojnë ata si familje.
Mirëpo sipas avokatit, 80-vjecari në gjendje të dehur u vie cdo natë sërish në shtëpi bashkëshortes e të bijës, duke i kërcënuar e ofenduar.
Avokati Berisha për Kiks-in tha se policia nuk e bëri asnjëherë punën e saj sic duhet.
Madje ai përmend një rast kur të bijën edhe pse ishte viktimë, në raport e shkruajtën sit ë akuzuar për dhunë.
Berisha thotë se për vetëm një ofendim, policia në Pejë e mbajtën 48 orë në mbajtje 80-vjecaren mirëpo nuk i dhanë dënim efektiv kryefamiljarit për të cilin ekzistojnë të gjithë dëshmitë se ka përdorur dhunë.
Detajet i gjeni në emisionin Kiks Kosova:




