Prokuroria autorizon IPK-në të hetojë veprimet policore gjatë protestës së 5 tetorit

Prokuroria autorizon IPK-në të hetojë veprimet policore gjatë protestës së 5 tetorit
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) që të ndërmarrë veprime lidhur me veprimet e zyrtarëve policorë gjatë protestës së mbajtur më 5 tetor në hapësirat përreth objekteve të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës. Sipas Prokurorisë, hetuesit e IPK-së janë autorizuar të ndërmarrin veprime paraprake për trajtimin e secilit rast që […]

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) që të ndërmarrë veprime lidhur me veprimet e zyrtarëve policorë gjatë protestës së mbajtur më 5 tetor në hapësirat përreth objekteve të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Sipas Prokurorisë, hetuesit e IPK-së janë autorizuar të ndërmarrin veprime paraprake për trajtimin e secilit rast që lidhet me veprimet policore gjatë protestës.

Qëllimi i autorizimit është grumbullimi i informatave dhe provave relevante për të vlerësuar nëse ka pasur tejkalim eventual të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës për shpërndarjen e protestuesve.

Prokuroria ka bërë të ditur se, në bashkëpunim dhe koordinim me IPK-në, do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore për të ndriçuar rastet ku dyshohet se mund të jetë përdorur forcë përtej nevojës dhe autorizimeve të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore, me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave të krijuara gjatë zhvillimit të protestave”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Hetimet do të fokusohen në veprimet e zyrtarëve policorë gjatë ndërhyrjes për shpërndarjen e protestuesve dhe në vlerësimin e ligjshmërisë së përdorimit të forcës.

Lexo edhe

Monika Lubonja reagon për herë të parë pas publikimit të videove intime, i drejtohet gjykatës

Monika Lubonja reagon për herë të parë pas publikimit të videove intime, i drejtohet gjykatës

Haradinaj: Do të shkojmë në zgjedhje, Kurti mashtrues tipik ordiner

Haradinaj: Do të shkojmë në zgjedhje, Kurti mashtrues tipik ordiner

Kuçi i LDK-së i bashkohet protestës: Këtu kam ardhur për UÇK-në, vlerën më sublime të kombit

Kuçi i LDK-së i bashkohet protestës: Këtu kam ardhur për UÇK-në, vlerën më sublime të kombit