Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës , Bedri Hamza, i është përgjigjur propozimit të kryeministrit Albin Kurti për votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e Presidentit.
Në një konferencë për media, Hamza ka thënë se qasja e deritanishme nuk është serioze, duke theksuar se çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk i takon vetëm PDK-së.
“Çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është çështje që i takon vetëm Partisë Demokratike të Kosovës, po flasim për historinë, për të tashmen dhe për të ardhmen”, u shpreh ai./Klankosova.tv




