Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, në një intervistë për Klan Kosova, të zhvilluar nga gazetari Besnik Tahiri ka reaguar pas konferencës së kryeministrit, Albin Kurti, duke kërkuar nga deputetët që të rikthehen në Kuvend dhe ta përfundojnë procesin institucional.
Duke folur për Kurtin, Haradinaj e akuzoi atë për mungesë besueshmërie në raport me partnerët politikë.
“Unë po e shoh që z. Kurti është mashtrues tipik ordiner, ky e ka humb besimin e partnerëve, askush nuk i beson…”
Gjithashtu, ai theksoi se vendi do të shkojë në zgjedhje.
“E kam ditë prej dites 1, për këta edhe kam dhënë dorëheqje, ju kam thënë edhe kolegëve të mi, do të shkojmë në zgjedhje dhe po shihet se po e qon vendin në zgjedhje dhe tash po lyp fajtor(ë)…”, tha ai për KlanKosova.




