Kurti u kërkon gazetarëve ta pyesin Hamzën për propozimin e ri: Me Glauk Konjufcën dhe Feride Rushitin flas vetë

Kurti u kërkon gazetarëve ta pyesin Hamzën për propozimin e ri: Me Glauk Konjufcën dhe Feride Rushitin flas vetë
Kryeministri Albin Kurti u ka kërkuar gazetarëve që pas konferencës ta kontaktojnë kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, për ta pyetur lidhur me propozimin e ri të tij për zgjidhjen e ngërçit politik. Kurti tha se gazetarët nuk kanë nevojë t’i kontaktojnë kandidatët për president, Glauk Konjufcën dhe Feride Rushitin, pasi për qëndrimet e tyre do […]

Kryeministri Albin Kurti u ka kërkuar gazetarëve që pas konferencës ta kontaktojnë kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, për ta pyetur lidhur me propozimin e ri të tij për zgjidhjen e ngërçit politik.

Kurti tha se gazetarët nuk kanë nevojë t’i kontaktojnë kandidatët për president, Glauk Konjufcën dhe Feride Rushitin, pasi për qëndrimet e tyre do të flasë vetë.

Sipas tij, fokusi i gazetarëve duhet të jetë te Hamza dhe qëndrimi i PDK-së ndaj propozimit të ri.

“Më lejoni t’ju lus që pas kësaj konference mos me i thirrni Glaukun dhe Feriden. Por më pyesni Bedri Hamzën, pyetni se çka mendon për propozimin e ri”, tha Kurti.

Ai shtoi se me Konjufcën dhe Rushitin do të komunikojë vetë, ndërsa tha se aktualisht nuk po arrin ta takojë Hamzën.

“Mandej me Glaukun e me Feriden flas unë, besoj që nuk keni nevojë me pyet. Unë flas me ta, por ju flisni me Bedri Hamzën sepse s’po mund ta takoj”, u shpreh Kurti.

Kryeministri e cilësoi median si një lloj ndërmjetësuesi në komunikimin me kryetarin e PDK-së, duke kërkuar që gazetarët ta pyesin Hamzën për qëndrimin e tij.

“Pra, neve po na duhet një ndërmjetësues, dhe unë besoj juve si ndërmjetësues me Bedri Hamzën, jo me Glaukun e me Feriden”, deklaroi Kurti./Telegrafi/

Lexo edhe

Haradinaj pas konferencës së Kurtit: VV-ja e ka ish-shefin e GP në burg, e pandershme mosvotimi i ligjit

Haradinaj pas konferencës së Kurtit: VV-ja e ka ish-shefin e GP në burg, e pandershme mosvotimi i ligjit

Hamza: S’mund të kemi president pa marrëveshje politike

Hamza: S’mund të kemi president pa marrëveshje politike

Aktori i njohur amerikan rrëfen për luftën në Kosovë, ja çfarë detaje tregon

Aktori i njohur amerikan rrëfen për luftën në Kosovë, ja çfarë detaje tregon