N.P.L. “Prishtina Parking” ka reaguar ndaj informacioneve që po qarkullojnë lidhur me pretendimet për ndalimin e hyrjes së automjeteve në parkingun në rrugën “Dritan Hoxha”.
Nga kjo ndërmarrje kanë thënë se këto informacione nuk janë të vërteta dhe se kanë qenë në përkrahje të protestës për mbrojtjen e UÇK-së që nga fillimi.
Sipas “Prishtina Parking”, në shenjë mbështetjeje dhe për të lehtësuar pjesëmarrjen dhe lëvizjen e qytetarëve, parkingu është ofruar pa pagesë në orare të caktuara.
“Duam të theksojmë se në asnjë rast nuk është ndaluar hyrja e automjeteve, përveç rasteve kur parkingu ka qenë i mbushur dhe nuk ka pasur vende të lira”, thuhet në reagim. /Telegrafi/




