Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet Ç.Zh., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të grabitjes.

Sipas aktakuzës, më 10 tetor 2026, rreth orës 15:00, në rrugën “Anton Çeta” në Gjakovë, në një objekt të identifikuar si “R.M.T”, i pandehuri, i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës, ka kërcënuar një punonjëse dhe më pas ka marrë nga dollapi 7 mijë e 660 euro, transmeton Klankosova.tv.
Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit.





