Portieri irlandez Kelleher para duelit me Kosovën: Është një ndeshje shumë e madhe për ne

Portieri irlandez Kelleher para duelit me Kosovën: Është një ndeshje shumë e madhe për ne

Portieri irlandez Kelleher para duelit me Kosovën: Është një ndeshje shumë e madhe për ne

Portieri i Kombëtares së Irlandës, Caoimhin Kelleher, ka paralajmëruar një ndeshje të vështirë ndaj Kosovës, duke theksuar se skuadra e tij synon të marrë rezultat pozitiv në përballjen e së martës në Dublin.

Sponsor 3M Express

Në konferencën për media para ndeshjes, portieri irlandez e cilësoi përballjen me Kosovën si shumë të rëndësishme për përfaqësuesen e tij, e cila synon të sigurojë vendin e dytë në Grupin B3 të Ligës së Kombeve.

“Është një ndeshje shumë e madhe për ne. Duhet të mësojmë nga ajo që ndodhi dhe të marrim gjërat pozitive. Shpresojmë të arrijmë një rezultat të madh nesër”, deklaroi Kelleher.

Irlanda është e vetëdijshme se përballë do të ketë një kundërshtar që e ka mposhtur në ndeshjen e parë. Kosova fitoi 1-0 në Prishtinë në shtator, ndërsa irlandezët synojnë të përgjigjen në stadiumin “Aviva” dhe të marrin tri pikët që do t’i ngjitnin në pozitën e dytë.

Për Kelleherin dhe bashkëlojtarët e tij, fitorja është objektivi i vetëm, pasi një barazim nuk do të mjaftonte për ta kaluar Kosovën në renditjen e grupit.

Ndeshja Irlandë – Kosovë zhvillohet të martën në Dublin, me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/

Lexo edhe

“Oj Kosovo, Kosovo” jehon në Bruksel, i kujt ishte faji për skandalin?

“Oj Kosovo, Kosovo” jehon në Bruksel, i kujt ishte faji për skandalin?

Dokumentari “Pinocchio’s Harvard” shfaqet premierë në Harvard, regjisori Valmir Tertini nderohet nga Kongresi amerikan

Dokumentari “Pinocchio’s Harvard” shfaqet premierë në Harvard, regjisori Valmir Tertini nderohet nga Kongresi amerikan

Gjyqtar nga Letonia për ndeshjen Irlandë – Kosovë

Gjyqtar nga Letonia për ndeshjen Irlandë – Kosovë