Portieri i Andorrës dënohet me 12 ndeshje pezullim pas ndërhyrjes që i mori jetën Jesus De Miguelit

Portieri i Andorrës dënohet me 12 ndeshje pezullim pas ndërhyrjes që i mori jetën Jesus De Miguelit

Portieri i Andorrës dënohet me 12 ndeshje pezullim pas ndërhyrjes që i mori jetën Jesus De Miguelit

Portieri i Andorrës, Jesus Owono, është dënuar me 12 ndeshje pezullim nga Komiteti Disiplinor i Federatës Mbretërore të Futbollit të Spanjës, pas një ndërhyrjeje të rëndë ndaj një futbollisti kundërshtar në ndeshjen kundër Tenerifes.

Sponsor 3M Express

Incidenti ndodhi në kuadër të javës së 12-të të Segunda Division, në takimin që përfundoi me rezultat 2-2. Owono ndërhyri ashpër ndaj sulmuesit të Tenerifes, Jesús de Miguel, duke i shkaktuar një lëndim të rëndë.

Për këtë veprim, portieri u ndëshkua fillimisht me karton të kuq, ndërsa më pas Komiteti Disiplinor vendosi t’i shqiptojë një pezullim prej 12 ndeshjesh.

Sipas mediumit spanjoll AS, vendimi është marrë në bazë të nenit 102 të rregullores disiplinore të Federatës, i cili parasheh pezullim prej katër deri në 12 ndeshjesh për sjellje të dhunshme ndaj një kundërshtari gjatë lojës, në rastet kur shkaktohen pasoja të rënda fizike ose traumatike.

Në rastin e Owonos është shqiptuar masa maksimale e paraparë nga ky nen. Megjithatë, ndërhyrja e tij nuk është cilësuar si agresion, kategori për të cilën rregullorja parasheh sanksione edhe më të rënda.

Në raportin e gjyqtarit thuhet se portieri u përjashtua pasi u përplas me kundërshtarin me këmbën e ngritur dhe përdori forcë të tepruar, në një aksion gjatë të cilit topi ishte ende në lojë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

SHBA-ja rikthen fluturimet pas pesë orësh ndërprerje, aeroportet përballen me kaos

SHBA-ja rikthen fluturimet pas pesë orësh ndërprerje, aeroportet përballen me kaos

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti mes dy personave, policia në kërkim të autorit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti mes dy personave, policia në kërkim të autorit

Vonesat në aeroporte, pas rifillimit të fluturimeve në SHBA

Vonesat në aeroporte, pas rifillimit të fluturimeve në SHBA