Polonia krijon një brigadë ushtarake për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

Polonia krijon një brigadë ushtarake për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

Polonia krijon një brigadë ushtarake për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

Polonia po krijon një brigadë të posaçme ushtarake, e cila do të ketë për detyrë mbrojtjen e kufirit me rajonin rus të Kaliningradit.

Sponsor 3M Express

Sipas portalit polak RMF24, siç raporton “European Pravda”, njësia do të jetë pjesë e Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Polonisë dhe do të marrë përgjegjësi të reja në kuadër të mbrojtjes së kufirit lindor të vendit.

Njëra prej brigadave të mbrojtjes territoriale pritet të shndërrohet në Njësinë Kufitare të Warmia-Masuria deri në fund të këtij viti.

Kjo njësi do të përqendrohet në mbrojtjen ushtarake të kufirit me Kaliningradin, dhe jo vetëm në patrullimin apo ruajtjen e tij, transmeton Telegrafi.

Ushtria polake ka bërë të ditur se riorganizimi i njësisë do të përfundojë deri në fund të vitit 2026, ndërsa ajo pritet të arrijë gatishmërinë e plotë luftarake brenda dy viteve të ardhshme.

Ndërkohë, ka nisur edhe pajisja me armatim dhe mjete të reja e pjesëtarëve që do të shërbejnë në këtë brigadë.

Në një zhvillim të ndërlidhur, mbikëqyrja e shtuar e kufirit të Lituanisë me rajonin e Kaliningradit pritet të vazhdojë deri në mesin e nëntorit.

Ndërkaq, më 1 tetor, presidenti rus, Vladimir Putin, përsëriti kërcënimet ndaj vendeve të NATO-s, duke deklaruar se Rusia do të përdorte të gjithë arsenalin e saj të armëve në rast se dikush do të vendoste të sulmonte Kaliningradin apo ndonjë rajon tjetër rus. /Telegrafi/

Lexo edhe

Presidentja Shiroka Pula takohet me shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutojnë forcimin e bashkëpunimit

Presidentja Shiroka Pula takohet me shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutojnë forcimin e bashkëpunimit

Kurti paralajmëron rritjen e koeficientit të pagave në 120 euro nga korriku 2027

Kurti paralajmëron rritjen e koeficientit të pagave në 120 euro nga korriku 2027

Motra e Afrim Zhitisë: Ai e shihte luftën për liri edhe si mundësi për të jetuar me dinjitet

Motra e Afrim Zhitisë: Ai e shihte luftën për liri edhe si mundësi për të jetuar me dinjitet