Policia sekuestron rreth 11 kilogramë kokainë në Austri: Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve

Policia sekuestron rreth 11 kilogramë kokainë në Austri: Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve
Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike, gjatë një operacioni të zhvilluar pranë Schwechat, në Austrinë e Poshtme. Në mesin e të arrestuarve janë tre shtetas shqiptarë, të moshave 46, 42 dhe 38 vjeç, si dhe tre shtetas italianë, të moshave 72, 53 dhe 23 vjeç, transmeton Telegrafi. Sipas […]

Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike, gjatë një operacioni të zhvilluar pranë Schwechat, në Austrinë e Poshtme.

Në mesin e të arrestuarve janë tre shtetas shqiptarë, të moshave 46, 42 dhe 38 vjeç, si dhe tre shtetas italianë, të moshave 72, 53 dhe 23 vjeç, transmeton Telegrafi.

Sipas njoftimit të policisë austriake, Zyra e Policisë Kriminale Shtetërore të Vjenës, Dega Qendrore/Lindore, kishte nisur hetimet ndaj një grupi të dyshuar për trafik droge që nga fillimi i qershorit 2026.

Më 1 tetor 2026, pas punës hetimore, zyrtarët arritën të përcaktonin vendndodhjen e dyshuar të personave. Me mbështetjen e WEGA-s, Grupit të Operacioneve Speciale të Vjenës, një objektiv u identifikua dhe më pas u vu nën vëzhgim.

Gjatë operacionit, zyrtarët e Zyrës së Policisë Kriminale Shtetërore, së bashku me pjesëtarët e WEGA-s, arrestuan gjithsej gjashtë persona.

Hetuesit kishin siguruar gjithashtu një kartë çelësi për një dhomë hoteli në Austrinë e Poshtme. Pas përdorimit të saj për të gjetur dhomën, policia kreu një kontroll, gjatë të cilit zbuloi një sasi të madhe kokaine, para të gatshme dhe disa telefona celularë.

Në total, u sekuestruan rreth 11 kilogramë kokainë, thuhet në njoftimin e Policisë austriake.

Operacioni është zhvilluar pranë Schwechat, qytet që ndodhet në afërsi të Vjenës dhe i përket distriktit Bruck an der Leitha.

Lajmin për arrestimet e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë austriake, Irina Steirer.

Tre shtetasit shqiptarë dhe tre shtetasit italianë u morën në paraburgim. Deri tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me identitetin e të arrestuarve apo rolin e tyre të dyshuar në rast./Telegrafi/

Lexo edhe

Tuchel: Anglia ka lënë pas zhgënjimin e Botërorit

Tuchel: Anglia ka lënë pas zhgënjimin e Botërorit

Përgatitjet finale për inaugurimin e presidentes së re

Përgatitjet finale për inaugurimin e presidentes së re

Publikoi letër mirënjohje për familjen Hila – Vesa Smolica i thotë të gjitha (VIDEO)

Publikoi letër mirënjohje për familjen Hila – Vesa Smolica i thotë të gjitha (VIDEO)