Policia nis hetimin për vdekjen e sulmuesit spanjoll, mësohet sa mund të dënohet portieri i Andorrës

Grupi i vrasjeve i Policisë Kombëtare Spanjolle në Santa Cruz de Tenerife po heton rrethanat e vdekjes së sulmuesit të Tenerifes, Jesus de Miguel, i cili vdiq të martën pas një përplasjeje me portierin e Andorrës, Jesus Owono.

Sponsor 3M Express

Sipas gazetës spanjolle Marca, çështja është tashmë në duart e gjyqësorit. Hetuesit po përpiqen të sqarojnë se çfarë ndodhi saktësisht në këtë veprim, pas të cilit De Miguel u dërgua në spital.

Përplasja ndodhi në minutën e fundit të ndeshjes së ligës së dytë spanjolle, kur De Miguel u përpoq të arrinte një top të gjatë dhe u ndërpre nga portieri i Andorrës. Oëono mori një karton të kuq direkt pas ndërhyrjes.

De Miguel pësoi arrest kardiak pas aksidentit dhe u transferua në kujdes intensiv në Spitalin Nuestra Senora de Candelaria, ku vdiq të martën në orën 8 të mëngjesit në moshën 30-vjeçare.

Kodi Penal Spanjoll për vrasjen nga pakujdesia, kur vdekja shkaktohet nga pakujdesia e rëndë, parashikon një dënim me burgim nga një deri në katër vjet. /Telegrafi/

Lexo edhe

Anulohet protesta kundër Kurtit, Aliu: S’kemi marrë leje nga Policia

Anulohet protesta kundër Kurtit, Aliu: S’kemi marrë leje nga Policia

“Të gjithë janë lodhur”: Lukashenko beson se lufta në Ukrainë do të përfundojë brenda pak muajve

“Të gjithë janë lodhur”: Lukashenko beson se lufta në Ukrainë do të përfundojë brenda pak muajve

LDK në Suharekë me akuza për mungesë të ngrohjes në shkollën “7 Marsi”- reagon drejtori Bajselmani

LDK në Suharekë me akuza për mungesë të ngrohjes në shkollën “7 Marsi”- reagon drejtori Bajselmani

Policia nis hetimin për vdekjen e sulmuesit spanjoll, mësohet sa mund të dënohet portieri i Andorrës | Momenti