Gjykata në Prishtinë merr vendim ndaj të dyshuarit për narkotikë

Gjykata në Prishtinë merr vendim ndaj të dyshuarit për narkotikë

Gjykata në Prishtinë merr vendim ndaj të dyshuarit për narkotikë

Gjykata Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti Special, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit me inicialet S.J., për veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve.

Sponsor 3M Express

Sipas gjykatës, i akuzuari është shpallur fajtor për kryerjen e kësaj vepre penale në bashkëkryerje, transmeton Klankosova.tv.

Ai është dënuar me katër vjet e gjashtë muaj burgim, si dhe me gjobë në shumën prej 8 mijë eurosh.

Gjithashtu, i akuzuari është obliguar të paguajë 200 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 100 euro për Fondin për Kompensimin e Viktimave të Krimit, transmeton Klankosova.tv.

Gjykata ka bërë të ditur se gjoba do të ekzekutohet pasi aktgjykimi të marrë formën e prerë. Në rast se i akuzuari nuk mund ose nuk dëshiron ta paguajë atë, gjoba mund t’i zëvendësohet me burgim, duke llogaritur 20 euro për një ditë burg.

Ndërkaq, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit brenda afatit prej 30 ditësh, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Lexo edhe

Njollat e bardha në thonj, çfarë i shkakton dhe kur duhet të shqetësoheni?

Njollat e bardha në thonj, çfarë i shkakton dhe kur duhet të shqetësoheni?

Protesta e studentëve, tensione përpara Ministrisë së Arsimit, policia tenton t’i largojë nga aty

Protesta e studentëve, tensione përpara Ministrisë së Arsimit, policia tenton t’i largojë nga aty

Pas rastit të Arlinda Zekajt, Policia e Kosovës bën ndryshime në pozita udhëheqëse – këta janë emrat e drejtorëve të rinj

Pas rastit të Arlinda Zekajt, Policia e Kosovës bën ndryshime në pozita udhëheqëse – këta janë emrat e drejtorëve të rinj

Gjykata në Prishtinë merr vendim ndaj të dyshuarit për narkotikë | Momenti