Anulohet protesta kundër Kurtit, Aliu: S’kemi marrë leje nga Policia

Anulohet protesta kundër Kurtit, Aliu: S’kemi marrë leje nga Policia

Anulohet protesta kundër Kurtit, Aliu: S’kemi marrë leje nga Policia

Organizatori i protestës kundër kryeministrit Albin Kurti, Durim Aliu, ka konfirmuar se protesta e paralajmëruar për sot është anuluar.

Aliu ka bërë të ditur se arsyeja e anulimit është mungesa e lejes nga Policia e Kosovës. Sipas tij, autoritetet kanë kërkuar që protesta të lajmërohet 96 orë përpara.

Sponsor 3M Express

“Jo, nuk ka protestë sot, pasi nuk kemi marrë leje nga Policia. Kanë kërkuar që protesta të lajmërohet 96 orë më herët”, ka deklaruar Aliu për EO.

Më 1 nëntor, para objektit të Qeverisë ishte mbajtur protestë ku iu ishte kërkuar dorëheqja kryeministrit Albin Kurti.

Protesta ishte thirrur nga qytetari Durim Aliu. Arsyeja kryesore e protestës ai pati thënë se është gjendja e rëndë ekonomike në Kosovë.

Kërkesa kryesore e protestës është dorëheqja e Kryeministrit Albin Kurti.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Trump: Nga fundi i vitit, SHBA-ja do të ndalojë ndihmën prej 4 miliardë dollarësh për Izraelin

Trump: Nga fundi i vitit, SHBA-ja do të ndalojë ndihmën prej 4 miliardë dollarësh për Izraelin

IKSHPK: 3,775 raste të reja me kancer gjatë vitit 2025 në Kosovë

IKSHPK: 3,775 raste të reja me kancer gjatë vitit 2025 në Kosovë

Digjet një automjet në Shkup

Digjet një automjet në Shkup