Policia jep detaje: Dy të vrarë e një i plagosur në Gjilan, vetëdorëzohet i dyshuari

Policia jep detaje: Dy të vrarë e një i plagosur në Gjilan, vetëdorëzohet i dyshuari

Policia jep detaje: Dy të vrarë e një i plagosur në Gjilan, vetëdorëzohet i dyshuari

Dy persona, një burrë dhe një grua, rreth 30-vjeçarë, janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka bërë të ditur për Dukagjinin se një grua e moshës rreth 30-vjeçare është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan teksa sipas informatave fillestare, dyshohet se të dy viktimat janë vrarë nga i njëjti person.

Sponsor 3M Express

Një person tjetër, i cili ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pas trajtimit fillestar në Emergjencën e Spitalit të Gjilanit është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për trajtim të mëtejshëm.

Hashani ka bërë të ditur se i dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa është sekuestruar edhe një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Sipas informatave fillestare të policisë, dyshohet se mes të dyshuarit dhe viktimave ekziston një lidhje familjare. Deri më tani, motivi i ngjarjes nuk dihet.

“Sot, më 09.10.2026, rreth orës 14:25, Policia e Kosovës, përkatësisht Stacioni Policor në Gjilan, ka pranuar një informatë lidhur me të shtëna me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët, në Komunën e Gjilanit. Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, si dhe dy prokurorë të Shtetit, me ç’rast është konstatuar se bëhet fjalë për një incident të rëndë, ku dyshohet se nga arma e zjarrit është vrarë një person i gjinisë mashkullore, rreth 30-vjeçar, i cili është gjetur brenda një veture. Poashtu ne vendin e ngjarjes ka dal edhe Drejtori i DRP,Gjilan. Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan është sjellë pa shenja jete një person i gjinisë femërore, rreth 30-vjeçare, e cila dyshohet se po ashtu është vrarë nga arma e zjarrit nga i njëjti i dyshuar. Ndërkohë, një person tjetër, i cili ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pas marrjes së ndihmës së parë në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Sipas informatave fillestare, dyshohet se në mes të të dyshuarit dhe viktimave ekziston një lidhje familjare. Deri në këtë fazë të hetimeve, motivi që ka çuar në këtë ngjarje të rëndë ende nuk dihet. I dyshuari është vetëdorëzuar,ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rast. Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë relevante hetimore, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimit të motivit dhe dokumentimit të rastit”, tha Hashani.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Presidentja Shiroka Pula takohet me komandantin e FSK-së, në fokus zhvillimet e sigurisë

Presidentja Shiroka Pula takohet me komandantin e FSK-së, në fokus zhvillimet e sigurisë

Komandanti i ri i KFOR-it në Prishtinë, Ulutash e pret në takim

Komandanti i ri i KFOR-it në Prishtinë, Ulutash e pret në takim

Rexhaj mbron mënyrën e zgjedhjes së presidentes: Nuk mund të bëhej në mënyrë të zakonshme

Rexhaj mbron mënyrën e zgjedhjes së presidentes: Nuk mund të bëhej në mënyrë të zakonshme