Punimet në dy objekte ndërtimi në Prishtinë janë ndaluar përkohësisht nga Inspektorati Qendror i Punës, pas konstatimit të parregullsive që lidhen me sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.

Sipas njoftimit të Inspektoratit, vendimi për ndalimin e punimeve do të jetë në fuqi deri në eliminimin e mangësive të evidentuara dhe plotësimin e kushteve të nevojshme për punë të sigurt.
Inspektorati u ka bërë thirrje punëdhënësve që të zbatojnë legjislacionin në fuqi dhe të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, në mënyrë që të parandalohen aksidentet në vendin e punës.
“Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe apelon te të gjithë punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Inspektorati ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Prishtinë appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




