Policia aktivizon shërbimin e ri në e-Kosova për njoftimin e gjobave në trafik

Policia aktivizon shërbimin e ri në e-Kosova për njoftimin e gjobave në trafik

Policia aktivizon shërbimin e ri në e-Kosova për njoftimin e gjobave në trafik

Përmes këtij shërbimi të ri, qytetarët do të njoftohen përmes platformës e-Kosova dhe mesazheve SMS sapo të regjistrohet një gjobë në sistem.

Po ashtu, në platformë do të mund të shihen informatat për gjobat e shqiptuara dhe masat mbrojtëse. Ndërsa pronarët e bizneseve do të kenë mundësi të qasen në raportin përkatës për gjendjen e gjobave të tyre.

Sponsor 3M Express

Sipas Policisë së Kosovës, raporti përfshin informata për gjobat e papaguara, masat mbrojtëse ndaj personave fizikë, përfshirë konfiskimin ose anulimin e patentë-shoferit, si dhe pikët negative të regjistruara në sistem.

Policia vlerëson se ky integrim do të kontribuojë në rritjen e transparencës, përmirësimin e qasjes në informata dhe lehtësimin e komunikimit ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve.

Në fund, Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë platformën e-Kosova për t’u informuar rreth gjobave dhe masave në trafik, duke theksuar përkushtimin për avancimin e shërbimeve publike dhe ofrimin e shërbimeve më efikase e më të qasshme për qytetarët.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Aksident mes dy veturave në Prizren, lëndohet një person

Aksident mes dy veturave në Prizren, lëndohet një person

Forcohet bashkëpuni mes bibliotekave kombëtare të Kosovës dhe Turqisë

Forcohet bashkëpuni mes bibliotekave kombëtare të Kosovës dhe Turqisë

Ish-portieri i La Ligës: Reali luan më mirë kur mungon njëri prej Mbappes ose Viniciusit

Ish-portieri i La Ligës: Reali luan më mirë kur mungon njëri prej Mbappes ose Viniciusit

Policia aktivizon shërbimin e ri në e-Kosova për njoftimin e gjobave në trafik | Momenti