“Policët e Kosovës nuk janë palë në asnjë debat politik”, reagon sindikata

“Policët e Kosovës nuk janë palë në asnjë debat politik”, reagon sindikata
Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë së Kosovës ka bërë me dije se ka diskutuar sot zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë te situata e krijuar gjatë protestave në Prishtinë dhe angazhimi i zyrtarëve policorë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Sindikata ka theksuar përmes njoftimi se e drejta e qytetarëve për […]

Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë së Kosovës ka bërë me dije se ka diskutuar sot zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë te situata e krijuar gjatë protestave në Prishtinë dhe angazhimi i zyrtarëve policorë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

Sindikata ka theksuar përmes njoftimi se e drejta e qytetarëve për protestë, shprehje të lirë dhe tubim paqësor është e drejtë themelore dhe duhet të respektohet e të garantohet. Megjithatë, sipas SPK-së, kjo e drejtë nuk duhet të shndërrohet në dhunë ndaj zyrtarëve policorë, institucioneve apo qytetarëve të tjerë.

SPK ka dënuar fuqishëm çdo akt dhune, hedhjen e mjeteve piroteknike dhe mjeteve të forta, si dhe çdo sulm ndaj policëve gjatë kryerjes së detyrës, transmeton Klankosova.tv.

“Policët e Kosovës nuk janë palë në asnjë debat politik. Ata janë profesionistë të uniformuar, të cilët në këto rrethana kanë për detyrë të zbatojnë ligjin dhe të garantojnë sigurinë e të gjithëve”, thuhet në reagim.

Sindikata ka shprehur mbështetje të plotë për zyrtarët policorë të angazhuar në terren, duke vlerësuar se ata po kryejnë detyrën e tyre në mbrojtje të rendit, institucioneve dhe qytetarëve, përfshirë edhe pjesëmarrësit në protesta.

Në këtë moment të ndjeshëm për vendin, është përgjegjësi e të gjithëve që dallimet politike dhe qëndrimet individuale të mos shndërrohen në përplasje me ata që janë të thirrur për të ruajtur rendin dhe sigurinë.

PJPolicët janë bijtë dhe bijat tuaja, vëllezërit dhe motrat tuaja. Shumë prej tyre kanë qenë bashkëluftëtarë tuaj dhe sot vazhdojnë t’i shërbejnë vendit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Çdo polic i lënduar gjatë kryerjes së detyrës është një prind, një fëmijë, një vëlla apo një motër që në fund të ndërrimit pret të kthehet shëndoshë e mirë pranë familjes së tij, thekson sindikata, transmeton Klankosova.tv.

Lexo edhe

Ferdinand shokon për Bellingham: Po i tejkalon Zidanen, Lampardin, Xavin e Gerrardin

Ferdinand shokon për Bellingham: Po i tejkalon Zidanen, Lampardin, Xavin e Gerrardin

Bekim Sejdiu: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara për President

Bekim Sejdiu: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara për President

Miratohen ndryshimet për pushimet mjekësore në Maqedoni

Miratohen ndryshimet për pushimet mjekësore në Maqedoni