Podujevë: Qentë sulmojnë fëmijën, gruaja e dyshuar si pronare e tyre sulmon policinë

Podujevë: Qentë sulmojnë fëmijën, gruaja e dyshuar si pronare e tyre sulmon policinë

Podujevë: Qentë sulmojnë fëmijën, gruaja e dyshuar si pronare e tyre sulmon policinë

Në Podujevë, gjatë ditës së djeshme raportohet se një fëmijë 12-vjeçar është sulmuar nga disa qen, për çka ka pasur nevojë për trajtim mjekësor.

Sponsor 3M Express

Ndërkaq, me t’u informuar për rastin, një njësi policore ka shkuar te shtëpia ky dyshohej se ishin qentë që kishin sulmuar fëmijën.

Por, zyrtarët policorë nuk u pritën miqësisht nga dy gra që ishin në shtëpi.

“Aty zyrtarët policorë kanë hasur në rezistencë nga dy të dyshuara femra kosovare ku njëra prej tyre e ka sulmuar zyrtaren policore. Të dyshuarat gjatë intervistimit kanë mohuar pronësinë ndaj qenve duke deklaruar se janë qen endacakë”.

“Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe të dyshuarat janë liruar”, njoftoi Policia.

Rasti është hapur si “Pengim i personit zyrtar” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. /Klankosova.tv

Lexo edhe

I famshmi Gentian Sula rikthehet te milionat e rrymës në Kosovë përmes kompanise sekrete “Sole 24”

I famshmi Gentian Sula rikthehet te milionat e rrymës në Kosovë përmes kompanise sekrete “Sole 24”

53 aksidente dhe 2088 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

53 aksidente dhe 2088 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

Nisi pastrimi dhe dezinfektimi i parkingut nëntokësor në Vushtrri

Nisi pastrimi dhe dezinfektimi i parkingut nëntokësor në Vushtrri