Të premten rreth orës 19:00, një paciente e cila po trajtohej në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ka vdekur.

Kështu ka bërë me dije Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
“Rr. Adem Ademi, Mitrovicë veri 06.11.2026 – 19:00. Nga Spitali Rajonal është pranuar informata se viktima femër kosovare, e cila kishte qenë duke u trajtuar në spital, ka vdekur”, ka thënë Policia.
Ndërkaq, në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Klankosova.tv




