Përplasjet me Trumpin vazhdojnë, Zelensky kërkon mbështetjen e BE-së në Bruksel

Përplasjet me Trumpin vazhdojnë, Zelensky kërkon mbështetjen e BE-së në Bruksel

Përplasjet me Trumpin vazhdojnë, Zelensky kërkon mbështetjen e BE-së në Bruksel

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përsëritur kritikat ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke deklaruar se është më e vështirë të arrish marrëveshje me të sesa me presidentin rus, Vladimir Putin.

Sponsor 3M Express

Duke folur për mediat amerikane të enjten në mbrëmje, Trump e cilësoi gjithashtu si “turp” valën e re të sulmeve ukrainase ndaj rafinerive ruse të naftës.

Ndërkohë, Zelensky, i cili ndodhet në Bruksel për një samit me liderët e Bashkimit Evropian, kishte pezulluar për tri ditë sulmet ndaj objektivave energjetike, pas kërkesës së Trumpit për një armëpushim të tillë.

Megjithatë, të enjten, presidenti ukrainas deklaroi se sulmet do të rifillonin, duke argumentuar se Moska nuk i kishte ndalur veprimet e saj ushtarake, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë natës, Rusia vazhdoi sulmet ndaj Ukrainës. Sipas guvernatorit rajonal, Oleg Synegubov, disa persona humbën jetën nga një sulm me dron rus në qytetin verilindor të Kharkivit, ndërsa të paktën 19 të tjerë u plagosën.

Zelensky nuk ka reaguar publikisht ndaj kritikave të fundit të Trumpit. Në Bruksel, ai u prit nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, António Costa.

Von der Leyen deklaroi se Ukraina dhe partnerët evropianë e kishin mbështetur propozimin e Trumpit për armëpushim në sektorin energjetik, por sipas saj, Rusia nuk e kishte respektuar atë.

Ajo bëri thirrje për shtimin e sanksioneve ndaj Moskës, duke theksuar se ato nuk do të hiqen përderisa Rusia vazhdon luftën.

Nga ana tjetër, autoritetet ruse deklaruan se nuk kishin rënë dakord për armëpushimin në sektorin energjetik, të cilin Trump e kishte njoftuar javën e kaluar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përplasjet me Trumpin vazhdojnë, Zelensky kërkon mbështetjen e BE-së në Bruksel appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Sulmet ruse me dronë vrasin të paktën tre persona në Ukrainë, 370 mijë banorë mbesin pa energji elektrike

Sulmet ruse me dronë vrasin të paktën tre persona në Ukrainë, 370 mijë banorë mbesin pa energji elektrike

Vetaksident në Penuhë të Podujevës, s’dihet për të lënduar

Vetaksident në Penuhë të Podujevës, s’dihet për të lënduar

Konjufca ngre alarmin për Serbinë: Rreziku i një lufte të re duhet marrë seriozisht

Konjufca ngre alarmin për Serbinë: Rreziku i një lufte të re duhet marrë seriozisht