Përplasen dy makina në zonën e Nartës, plagosen 5 persona të huaj

Përplasen dy makina në zonën e Nartës, plagosen 5 persona të huaj
Një aksident automobilistik është regjistruar në orën 6:45 të kësaj të mërkure në zonën e quajtur Jalë e Nartës, në lagjen “24 Maji” në Vlorë. Sipas raportimeve, në aksident janë përfshirë një mjet tip Fiat dhe një Volkswagen, i cili transportonte gjashtë persona. Mësohet se përplasja ka qenë e fortë, ndërsa pas përplasjes njëri prej […]

Një aksident automobilistik është regjistruar në orën 6:45 të kësaj të mërkure në zonën e quajtur Jalë e Nartës, në lagjen “24 Maji” në Vlorë.

Sipas raportimeve, në aksident janë përfshirë një mjet tip Fiat dhe një Volkswagen, i cili transportonte gjashtë persona. Mësohet se përplasja ka qenë e fortë, ndërsa pas përplasjes njëri prej automjeteve ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit. Dyshohet se të plagosurit janë shtetas të huaj, me origjinë indiane dhe afgane, të cilët në momentin e aksidentit po udhëtonin drejt vendit të tyre të punës. /Euronews.al/

Lexo edhe

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Mickoski, Jotovës: Disa shtete anëtare që ndihen rehat në kolltukët e tyre i kanë harruar vlerat e BE-së

Mickoski, Jotovës: Disa shtete anëtare që ndihen rehat në kolltukët e tyre i kanë harruar vlerat e BE-së

Përplasen dy makina në zonën e Nartës, plagosen 5 persona të huaj | Momenti