Përleshje mes bashkëshortëve në Orllan – burri dyshohet se sulmoi gruan, ajo mori thikën e kuzhinës për t’u mbrojtur, të dy ndalohen

Një konflikt mes bashkëshortëve ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë dhe ndalimin e të dyve për 48 orë në fshatin Orllan të Podujevës. Burri dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten, ndërsa ajo ka marrë një thikë kuzhine, duke deklaruar se këtë e kishte bërë për t’u vetëmbrojtur.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja është raportuar më 17 tetor, rreth orës 23:30, kur Policia është njoftuar për një rast të dhunës në familje.

Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, në incident janë përfshirë bashkëshortët K.H. 32 vjeçar dhe A.A. 25 vjeçare, mes të cilëve fillimisht kishte nisur një fjalosje.

Konflikti dyshohet se ka përshkallëzuar kur burri e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten. Kjo e fundit, sipas deklarimit të saj, ka marrë një thikë kuzhine për t’u mbrojtur.

Thika është sekuestruar nga Policia, ndërsa sipas informatave fillestare, nga incidenti nuk janë raportuar persona të lënduar.

Të dy bashkëshortët janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”.

Me vendim të prokurores kujdestare, të dy bashkëshortët janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e konfliktit dhe pretendimin e gruas se thikën e kishte marrë për vetëmbrojtje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përleshje mes bashkëshortëve në Orllan – burri dyshohet se sulmoi gruan, ajo mori thikën e kuzhinës për t’u mbrojtur, të dy ndalohen appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Policia shqipton mbi 2 mijë tiketa trafiku, 14 persona arrestohen

Policia shqipton mbi 2 mijë tiketa trafiku, 14 persona arrestohen

Arrestohet një person në Gllogoc, dyshohet për lëndim të rëndë trupor

Arrestohet një person në Gllogoc, dyshohet për lëndim të rëndë trupor

Parashikimi javor: Çka i pret shenjat e horoskopit? (VIDEO)

Parashikimi javor: Çka i pret shenjat e horoskopit? (VIDEO)