Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se në fshatin Restelicë ka përfunduar projekti i kubëzimit të rrugëve, ndërtimit të mureve mbrojtëse, kanalizimit dhe stadiumit, me një vlerë totale prej 300 mijë eurosh.
Sipas Xheladinit, në kuadër të këtyre investimeve janë realizuar 6,755 metra katrorë kubëzim, 50 metra mure mbrojtëse dhe 50 metra kanalizim.
Ndërkaq, në fshatin Pllajnik, projekti për ndërtimin e mureve mbrojtëse dhe kubëzimin e rrugëve është realizuar mbi 95 për qind, me një vlerë totale prej 66 mijë eurosh.
Xheladini ka theksuar se këto investime janë pjesë e angazhimit të komunës për përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të mira për banorët. /Telegrafi/




