Prishtinë, Kosovë – Sektori i ndërtimit në vend po shënon një tjetër hap të rëndësishëm drejt inovacionit arkitekturor. Kompania e njohur Wintech SHPK është duke realizuar prodhimin dhe montimin e sistemit të avancuar të fasadës modulare Unitized në projektin prestigjioz Cullinan Towers by Sherreti Group, në Prishtinë. Ky përfaqëson projektin e parë në Kosovë që realizohet me këtë lloj fasade.


Ky bashkëpunim shënon një arritje të madhe në zhvillimin e kapaciteteve teknologjike të kompanisë, duke dëshmuar aftësinë e saj për të zbatuar zgjidhje komplekse të fasadave moderne, krejtësisht në përputhje me kërkesat e arkitekturës bashkëkohore globale.

Sistemi Unitized përbën një nga zgjidhjet më të avancuara teknologjikisht për ndërtesat e larta, i cili kërkon precizitet të lartë në secilën fazë — që nga projektimi dhe prodhimi, e deri te montimi përfundimtar në terren. Përmes këtij projekti , Wintech jo vetëm që forcon pozicionin e saj në tregun vendor dhe rajonal, por jep një kontribut të çmuar në ngritjen e standardeve të ndërtimit në Kosovë.

Wintech SHPK ka shprehur falënderimet për Sherreti Group për besimin dhe bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti madhështor, si dhe ka vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të të gjithë profesionistëve dhe ekipeve të angazhuara në terren.
Rreth Wintech SHPK
E themeluar si një prej kompanive lider në fushën e saj, Wintech SHPK është e specializuar në prodhimin e dyerve dhe dritareve nga PVC-ja dhe alumini, sistemeve të roletave, fasadave moderne dhe konstruksioneve metalike, si dhe në përpunimin e të gjitha llojeve të xhamave, duke përfshirë xhamat e temperuar (ESG) dhe xhamat e laminuar të sigurisë (VSG).

Me fabrika moderne, mbi 180 punonjës dhe kapacitete të avancuara prodhuese, Wintech ka kaluar kufijtë e tregut vendor, duke eksportuar produktet e saj me sukses në të gjitha vendet e Evropës, si dhe në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përmes investimeve të vazhdueshme në teknologji, cilësi dhe zhvillim profesional, kompania vazhdon të mbetet sinonim i besueshmërisë dhe cilësisë së lartë.
Për informata shtesë, kontaktoni:
Adresa: Parku i Biznesit, 13000 Drenas, Kosovë
Telefoni: +383 49 120 021
Email: office@wintech-va.com
Web: www.wintech-va.com
-
Ky artikull është i sponsorizuar
-




