Axios: SHBA-ja kërcënon t’ia ndërpresë Ukrainës inteligjencën për shkak të sulmeve ndaj Rusisë

Axios: SHBA-ja kërcënon t’ia ndërpresë Ukrainës inteligjencën për shkak të sulmeve ndaj Rusisë

Axios: SHBA-ja kërcënon t’ia ndërpresë Ukrainës inteligjencën për shkak të sulmeve ndaj Rusisë

Të dërguarit e presidentit amerikan, Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dyshohet se e kanë paralajmëruar delegacionin ukrainas se Uashingtoni mund ta ndërpresë shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës me Kievin, nëse Ukraina vazhdon sulmet ndaj rafinerive të naftës në Rusi.

Sponsor 3M Express

Sipas “Axios”, që citon një zyrtar ukrainas, gjatë bisedimeve përfaqësuesit amerikanë paralajmëruan se Trump mund t’ia ndërpriste Ukrainës qasjen në inteligjencën amerikane, nëse Kievi nuk i përfillte kërkesat për ndalimin e sulmeve, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, një zyrtar amerikan i mohoi këto pretendime, duke deklaruar se Witkoff dhe Kushner vetëm ua kishin rikujtuar ukrainasve se SHBA-ja është partner i besueshëm, i cili u ofron municione dhe informacione të inteligjencës. Sipas tij, Ukraina duhet të shmangë veprimet që dëmtojnë konsumatorët amerikanë.

“Sulmet ndaj rafinerive shkaktojnë dëme në Rusi, por shkaktojnë dëme edhe në SHBA”, deklaroi zyrtari amerikan.

Sipas raportimit të “Axios”, Trump kishte vendosur të arrinte një marrëveshje me Rusinë për furnizimin me karburant dizel, pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, kishte shpërfillur gjashtë kërkesa amerikane për ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse të naftës.

Më 9 tetor, Trump njoftoi se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë së cilës, sipas tij, ishin pajtuar për furnizimin me miliona tonë karburant dizel rus për tregun amerikan dhe atë global.

Ndërkohë, bisedimet mes përfaqësuesve ukrainas, evropianë dhe amerikanë në Miami përfunduan më herët se sa ishte planifikuar. Takimet pritej të zgjasnin dy ditë, por u mbyllën para kohe, ndonëse Witkoff i cilësoi ato si produktive.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Axios: SHBA-ja kërcënon t’ia ndërpresë Ukrainës inteligjencën për shkak të sulmeve ndaj Rusisë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Irani merr përgjegjësinë për sulmin ndaj cisternës së naftës, kërcënon anijet në Gjirin Persik

Irani merr përgjegjësinë për sulmin ndaj cisternës së naftës, kërcënon anijet në Gjirin Persik

AMK me apel për qytetarët: Kontrolloni arin dhe argjendin para blerjes

AMK me apel për qytetarët: Kontrolloni arin dhe argjendin para blerjes

Presidentja Shiroka-Pula pranon urime nga presidentët e Finlandës, Sllovenisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Presidentja Shiroka-Pula pranon urime nga presidentët e Finlandës, Sllovenisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut