Pastrohet deponia ilegale në shtratin e lumit Çaush në Istog të Poshtëm

Pastrohet deponia ilegale në shtratin e lumit Çaush në Istog të Poshtëm

Pastrohet deponia ilegale në shtratin e lumit Çaush në Istog të Poshtëm

Deponia ilegale e mbeturinave në shtratin e lumit Çaush, në Istog të Poshtëm, në rrugën “Çamëria”, është pastruar.

Sponsor 3M Express

Lajmin e ka bërë të ditur organizata “Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën”, përmes një postimi në Facebook, ku ka falënderuar Drejtorinë e Inspeksionit të Komunës së Istogut për ndërhyrjen dhe eliminimin e kësaj deponie.

Megjithatë, organizata ka theksuar se sfida kryesore mbetet parandalimi i hedhjes së përsëritur të mbeturinave në këtë hapësirë.

“Hedhja e mbeturinave në shtretërit e lumenjve, edhe kur ata janë pa ujë, paraqet rrezik për mjedisin dhe mund të shkaktojë vërshime gjatë reshjeve”, thuhet në reagimin e organizatës.

Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në natyrë, ndërsa institucioneve komunale u ka kërkuar të vazhdojnë mbikëqyrjen dhe parandalimin e ndotjes, si dhe të marrin masa ndaj ndotësve.

“Shpresojmë që kjo hapësirë të mbetet e pastër përgjithmonë dhe të mos na duhet të flasim përsëri për të njëjtën deponi”, thuhet në postimin e “Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën”.

Në fund, organizata ka theksuar se qëllimi nuk është vetëm pastrimi i hapësirave të ndotura, por edhe ndërtimi i një kulture ku mbrojtja e mjedisit është përgjegjësi e përbashkët. /Telegrafi/

Lexo edhe

Qytetari pretendon se avokati Gjini e mashtroi dhe i përvetësoi 1270 euro

Qytetari pretendon se avokati Gjini e mashtroi dhe i përvetësoi 1270 euro

Ambasada amerikane në Prishtinë nderon veteranët

Ambasada amerikane në Prishtinë nderon veteranët

Costa kundërshton kërkesën e Merzit për diskutimin e financimit të Ukrainës

Costa kundërshton kërkesën e Merzit për diskutimin e financimit të Ukrainës