Dy persona plagosen nga arma e zjarrit në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Dy persona plagosen nga arma e zjarrit në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Dy persona plagosen nga arma e zjarrit në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit në Gjakovë, ndërsa Policia ka arrestuar një person të dyshuar lidhur me rastin.

Sponsor 3M Express

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka bërë të ditur se Policia është njoftuar sot rreth orës 16:40 nga Qendra Emergjente e Spitalit të Gjakovës se dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se janë plagosur me armë zjarri.

Pas pranimit të informatës, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja dhe një armë të gjatë automatike.

Lidhur me rastin, një person është arrestuar, ndërsa Policia po ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat dhe motivet që çuan deri te plagosja e dy personave.

Lexo edhe

Rama: BE është destinacioni ynë i përbashkët, s’ka alternativë tjetër

Rama: BE është destinacioni ynë i përbashkët, s’ka alternativë tjetër

Maqedonci: Buxheti për mbrojtjen në vitin 2027 më i larti në histori

Maqedonci: Buxheti për mbrojtjen në vitin 2027 më i larti në histori

ShBA-ja ndërmerr një nismë të re paqeje në bisedimet e para Rusi-Ukrainë

ShBA-ja ndërmerr një nismë të re paqeje në bisedimet e para Rusi-Ukrainë