Pas prezantimit nga ekipi projektues, Bogujevci ka bërë me dije se projekti po avancon në përputhje me planin dinamik të paraparë.
Projekti është hartuar nga studioja prestigjioze daneze BIG, e udhëhequr nga arkitekti Bjarke Ingels, dhe parasheh ndërtimin e një infrastrukture bashkëkohore me katër salla për shfaqje dhe performanca artistike.

Po ashtu, objekti do të përfshijë hapësira për prova dhe përgatitjen e artistëve, si dhe ambiente për edukim, konferenca dhe aktivitete publike.
Sipas Bogujevcit, pas përfundimit të projektit zbatues, Ministria do të nisë procedurat e prokurimit për ndërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit, i cili synon të krijojë kushte moderne për institucionet kulturore dhe artistët skenikë në Kosovë.
Burimi: RTKLive




