Çiftet në Kosovë që përballen me vështirësi për të arritur shtatzëninë tashmë kanë një mundësi të re për të përfituar nga përvoja ndërkombëtare në fushën e fertilitetit. Dr. Murat Keskin, specialist i gjinekologjisë, obstetrikës dhe shëndetit riprodhues, me prejardhje profesionale nga Turqia, tashmë është pjesë e Klinikës Amerikane “Dr. Behar Kusari” në Prishtinë.

Me një karrierë profesionale që nisi në vitin 1995, Dr. Keskin sjell mbi 30 vite përvojë në fushën e mjekësisë, prej të cilave më shumë se dy dekada të përkushtuara në mënyrë të veçantë ndaj fertilitetit dhe teknologjive të riprodhimit të asistuar.
Një pjesë e rëndësishme e karrierës së tij profesionale është zhvilluar në Stamboll të Turqisë, ku për 19 vite, nga viti 2007 deri në vitin 2026, ka ushtruar detyrën e mjekut përgjegjës klinik në një njësi të specializuar për trajtimet e fertilitetit në Özel Gaziosmanpaşa Hospital.
Gjatë kësaj periudhe, ai ka fituar përvojë të gjerë në vlerësimin dhe trajtimin e problemeve të fertilitetit, duke punuar me çifte që janë përballur me sfida të ndryshme në rrugëtimin drejt prindërimit.
Ekspertizë në shëndetin riprodhues dhe trajtimet e fertilitetit
Fushat e tij profesionale përfshijnë gjinekologjinë dhe obstetrikën, endokrinologjinë riprodhuese, teknologjitë e riprodhimit të asistuar, si dhe kirurgjinë gjinekologjike minimalisht invazive.
Dr. Keskin ka përfunduar studimet dhe specializimin në Universitetin e Stambollit, Fakulteti i Mjekësisë Cerrahpaşa. Gjithashtu, gjatë karrierës së tij ka ndjekur trajnime dhe kongrese të rëndësishme ndërkombëtare dhe është anëtar i organizatave profesionale si American Society for Reproductive Medicine (ASRM) dhe European Society of Human Reproduction and Embryology (ESHRE).
Përvojë ndërkombëtare, tashmë më afër pacientëve në Kosovë
Angazhimi i Dr. Murat Keskin në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari” përfaqëson një hap të rëndësishëm në zgjerimin e ekspertizës mjekësore në fushën e shëndetit riprodhues në Kosovë.
Për shumë çifte, vështirësitë për të arritur shtatzëninë janë një proces që kërkon vlerësim të kujdesshëm, mbështetje profesionale dhe një qasje individuale. Mundësia për të marrë konsultime dhe vlerësime profesionale nga një specialist me përvojë të gjatë, tashmë në Kosovë, është një lehtësi e rëndësishme për pacientët që më parë mund të kenë kërkuar ekspertizë të tillë jashtë vendit.
Përmes këtij angazhimi, Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” vazhdon të investojë në zhvillimin e shërbimeve të specializuara dhe në afrimin e ekspertizës ndërkombëtare me pacientët në Kosovë.
Për informata dhe rezervime të konsultave, kontaktoni Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari”.
+383 44 126 188 | +383 45 126 188
Magjistralja Prishtine – Ferizaj km 3
www.american-art.net | info@american-art.net




