Pas 15 vjetësh, ngrihet aktakuzë në mungesë ndaj të dyshuarit për vrasjen e Diana Kastratit

Pas 15 vjetësh, ngrihet aktakuzë në mungesë ndaj të dyshuarit për vrasjen e Diana Kastratit

Pas 15 vjetësh, ngrihet aktakuzë në mungesë ndaj të dyshuarit për vrasjen e Diana Kastratit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj Adnan Jasharit, të dyshuarit për vrasjen e Diana Kastratit.

Sponsor 3M Express

Lajmi u konfirmua për Telegrafin nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala.

“Po, është ngritur aktakuzë në mungesë më 22 tetor 2026. Aktakuza është deponuar në Gjykatë”, tha zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Ndryshe, Dosja e Prokurorisë e akuzon Adnan Jasharin për dy vepra, atë të vrasjes dhe të mbajtjes së armës pa leje.

Diana Kastrati është vrarë më 18 maj të vitit 2011 në Prishtinë në moshën 27-vjeçare nga ish bashkëshorti Adnan Jashari.

Ajo ishte vrarë derisa ishte duke shkuar në fakultet, duke u qëlluar me armë zjarri në qafë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Anulohet protesta kundër Kurtit, Aliu: S’kemi marrë leje nga Policia

Anulohet protesta kundër Kurtit, Aliu: S’kemi marrë leje nga Policia

“Të gjithë janë lodhur”: Lukashenko beson se lufta në Ukrainë do të përfundojë brenda pak muajve

“Të gjithë janë lodhur”: Lukashenko beson se lufta në Ukrainë do të përfundojë brenda pak muajve

LDK në Suharekë me akuza për mungesë të ngrohjes në shkollën “7 Marsi”- reagon drejtori Bajselmani

LDK në Suharekë me akuza për mungesë të ngrohjes në shkollën “7 Marsi”- reagon drejtori Bajselmani

Pas 15 vjetësh, ngrihet aktakuzë në mungesë ndaj të dyshuarit për vrasjen e Diana Kastratit | Momenti