Para seancës për territorialen, Berisha mesazh qytetarëve: Të gjithë bashkë në protestë

Para seancës për territorialen, Berisha mesazh qytetarëve: Të gjithë bashkë në protestë

Para seancës për territorialen, Berisha mesazh qytetarëve: Të gjithë bashkë në protestë

Pak orë para se Kuvendit të nisë seancën ku pritet të votohet reforma territoriale, e kundërshtuar nga opozita, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje sërish qytetarëve të protestojnë para Parlamentit. Në mesazhin e tij në rrjetet sociale, Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se po ekzekuton 15 bashki për karrigen e tij.

Sponsor 3M Express

“Edi Rama sot ekzekuton 15 bashki për karrigen e tij! Ora 10:00, të gjithë bashkë në protestë para Parlamentit! Përtej çdo bindjeje politike, t’i dalim zot interesit qytetar!”, shkruan Berisha.

Edhe në mbledhjen e grupit demokrat një ditë më parë Sali Berisha përsëriti thirrjen për qytetarët dhe tha se revolta është mënyra e vetme për të larguar Ramën nga pushteti, shkruan A2cnn.

“Qytetarët nga mbarë Shqipëria, pavarësisht nga bindjet e tyre politike, do bashkohen në një protestë për të mbrojtur interesat qytetare, sepse kundërshtimin për asgjësimin e bashkive e kanë dëshmuar në shumicën e rasteve qytetarët e të gjitha bindjeve politike”, tha Berisha.

Berisha tha se Edi Rama reformën territoriale e bën për interesin e tij, ndaj kërkoi që pjesëmarrja të jetë masive.

“Edi Rama po bën gjithçka të mbahet me çdo kusht në pushtet. Në këtë rast unë ftoj qytetarët nga mbarë Shqipëria të protestojnë për atë parlament që nuk meriton të ekzistojë”, u shpreh kreu i PD.

Lexo edhe

Shiroka-Pula e nis mandatin me homazhe te Jasharët, Rugova e Demaçi: Kosova është ndërtuar mbi sakrificë e vizion

Shiroka-Pula e nis mandatin me homazhe te Jasharët, Rugova e Demaçi: Kosova është ndërtuar mbi sakrificë e vizion

E para e shtetit nderon Rugovën e Demaçin

E para e shtetit nderon Rugovën e Demaçin

Presidentja Shiroka-Pula e nis mandatin me homazhe te Jasharët, Rugova e Demaçi: Shteti i Kosovës është ndërtuar mbi sakrificën

Presidentja Shiroka-Pula e nis mandatin me homazhe te Jasharët, Rugova e Demaçi: Shteti i Kosovës është ndërtuar mbi sakrificën

Para seancës për territorialen, Berisha mesazh qytetarëve: Të gjithë bashkë në protestë | Momenti