Pallati i Drejtësis kushtoi miliona, tualete pa letër e pa sapun – KGJK thotë se furnizohen çdo ditë, por s’tregon kur i kontrolloi

“Ju lutemi, mos i gjuani pallomat në tokë dhe në shole”, shkruan në disa prej tualeteve të publikut në Pallatin e Drejtësisë. Pikërisht aty ku ishte vendosur njoftimi, për qytetarët nuk ka asnjë letër për përdorim.

Sponsor 3M Express

Sinjali dokumentoi gjendjen në katër tualete të publikut, në pjesën e grave dhe në atë të burrave. Asnjëri prej tyre nuk i plotësonte kushtet elementare të higjienës. Ndër mungesat e evidentuara ishin letra e tualetit, letra për tharjen e duarve dhe sapuni i lëngshëm. Këto janë tualetet që përdorin qytetarët që mund të presin me orë për një seancë, ndërsa palët paguajnë taksa gjyqësore dhe, sipas rastit, edhe shpenzime procedurale.

Në përgjigjen për Sinjalin, Këshilli Gjyqësor i Kosovës e pranoi se është institucioni përgjegjës për sigurimin e shërbimeve higjienike në Pallatin e Drejtësisë. Për kryerjen e tyre ka kontraktuar kompaninë “Krasniqi” SH.P.K. Sipas KGJK-së, tualetet pastrohen dhe furnizohen çdo ditë, madje disa herë në ditë sipas nevojës.

KGJK-ja përmendi fluksin e lartë të qytetarëve dhe ndërprerjet e herëpashershme të ujit si faktorë që mund ta ulin nivelin e higjienës. Për mungesën e letrës dhe të sapunit që dokumentoi Sinjali, Këshilli nuk dha një shpjegim konkret. Ai tha se e kontakton menjëherë kompaninë kur ka mungesa, por nuk tregoi nëse e kishte kontaktuar për gjendjen në këto katër tualete dhe çfarë ishte bërë për ta korrigjuar.

Sinjali kërkoi datën dhe gjetjet e kontrollit të fundit, si dhe kontratën ose lidhjen ku është publikuar. KGJK-ja nuk dha as datën e kontrollit, as gjetjet, as kontratën. Pa përgjigje mbetën edhe pyetjet për vlerën dhe kohëzgjatjen e saj.

Këshilli tha se kontrata parasheh masa ndëshkuese kur kompania nuk i përmbush detyrimet dhe nuk reagon ndaj vërejtjeve. A i është dhënë kompanisë ndonjë vërejtje për tualetet e publikut? A është zbatuar ndonjë masë? Përgjigjja e KGJK-së nuk sqaroi nëse ka ndodhur ndonjëra.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Bullgaria dhe Austria riafirmojnë mbështetjen për integrimin evropian të Kosovës

Bullgaria dhe Austria riafirmojnë mbështetjen për integrimin evropian të Kosovës

Shqiptarja Kozeta Miliku emërohet në një pozitë të rëndësishme kërkimore në Universitetin e Torontos

Shqiptarja Kozeta Miliku emërohet në një pozitë të rëndësishme kërkimore në Universitetin e Torontos

Shpërthen makina në Moskë, plagoset ish-ndihmësi i kryeministrit pro-rus të Ukrainës

Shpërthen makina në Moskë, plagoset ish-ndihmësi i kryeministrit pro-rus të Ukrainës