Lavdim Pireva, Shkumbin Pireva dhe Bardh Maxhuni analizojnë sfidat ndaj Izraelit dhe Irlandës, listën e Franco Fodës, rikthimet dhe mungesat në Kombëtare, si dhe zhvillimet e fundit rreth Kombëtares së Kosovës.

Gazetari Bardh Maxhuni ka folur për rikthimin e dyshes Kreshnik Hajrizi dhe Elvis Rexhbeçaj te Kosova, të cilët i konsideroi si futbollist tejet të rëndësishëm për ekipin kombëtar.
“Rikthimi i Kreshnik Hajrizit pa dyshim është një lajm shumë i mirë për Kosovën, sidomos tu e marrë parasysh mungesat që i kemi në këtë repart, siç e dimë mungon Lumbardh Dellova, një mbrojtës, i cili në ndeshjet e fundit me Kosovën ka tregu një paraqitje jashtëzakonisht të mirë”.
“Kreshniku u kthy pas një lëndimi shumë gjatë dhe normalisht për Fodën po besoj është e mirëseardhur kjo, nëse i kujtojmë paraqitjet e tij fantastike që i ka pas gjatë kampanjës kualifikuese për Botëror”.
“E kemi pa që ndeshjet e fundit me Sionin ka fillu me u aktivizu edhe ka pas paraqitje shumë të mira”.
“Ndërkohë për Rexhbeçajn normalisht nuk diskutohet, pavarësisht se edhe Veldini e dimë që ka bë një punë të jashtëzakonshme në mungesë tij edhe Dion Kaçuri me minutat që i ka marrë kundër Izraelit, por duke e ditë përvojën e Elvisit që është një futbollist tashmë i dëshmuar në Bundesliga për shumë vite normalisht që përvoja e Elvisit është diçka e mirëseardhur për kombëtaren”, ka thënë Maxhuni.
Episodin e plotë të “Arena e Yjeve” mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com





