AUV kthen nga kufiri mbi 12 tonë produkte ushqimore nga Maqedonia e Veriut

AUV kthen nga kufiri mbi 12 tonë produkte ushqimore nga Maqedonia e Veriut

AUV kthen nga kufiri mbi 12 tonë produkte ushqimore nga Maqedonia e Veriut

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka refuzuar hyrjen në Kosovë të dy ngarkesave me gjithsej 12 mijë e 268 kilogramë kremra ushqimorë me yndyrë bimore dhe produkte djathi, të importuara nga kompania VIZIONI M.Z.I.I SH.P.K. nga Graçanica.

Sipas AUV-së, produktet ishin prodhuar nga fabrika AD MLEKARA TETOVO në Maqedoninë e Veriut, ndërsa ngarkesat janë ndaluar në Pikën e Kontrollit Kufitar në Han të Elezit.

Sponsor 3M Express

Refuzimi është bërë në bazë të vendimit të AUV-së të datës 6 nëntor 2026, për ndalimin e importit nga kjo fabrikë, pas konstatimit të shkeljeve të përsëritura të kritereve të sigurisë ushqimore dhe problemeve me higjienën e prodhimit.

“Ky vendim është marrë pas konstatimit të shkeljeve të përsëritura të kritereve të sigurisë ushqimore dhe problemeve me higjienën e prodhimit, përfshirë rezultatet e pakënaqshme laboratorike për praninë e bakterit Escherichia coli mbi kufijtë e lejuar në ngarkesa të mëparshme”, thuhet në njoftimin e AUV-së.

Ngarkesa e parë, prej 7 mijë e 368 kilogramësh, përmbante produktet Natura Delikates, Duble Cream Masterfood, Extra Delikates Aksion dhe Kravjo Sirenje.

Ndërsa ngarkesa e dytë, prej 4 mijë e 900 kilogramësh, përmbante produktet Natura Sharplaninska dhe Cream Extra Masterfood.

Për të dyja ngarkesat, inspektori veterinar kufitar ka urdhëruar kthimin e produkteve në Maqedoninë e Veriut.

“Asnjëra nga këto dy ngarkesa nuk është lejuar të hyjë në tregun e Republikës së Kosovës”, thekson AUV-ja.

Agjencia ka njoftuar se do të vazhdojë ndalesën e importit nga ky prodhues, si dhe kontrollet e produkteve të importuara më parë, për të identifikuar produktet eventualisht jokonforme që mund të jenë ende në treg.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

AUV-ja ndalon hyrjen e mbi 12 tonëve kremra ushqimorë me yndyrë bimore dhe produkte djathi nga Maqedonia e Veriut

AUV-ja ndalon hyrjen e mbi 12 tonëve kremra ushqimorë me yndyrë bimore dhe produkte djathi nga Maqedonia e Veriut

Bullgaria dhe Austria riafirmojnë mbështetjen për integrimin evropian të Kosovës

Bullgaria dhe Austria riafirmojnë mbështetjen për integrimin evropian të Kosovës

Shqiptarja Kozeta Miliku emërohet në një pozitë të rëndësishme kërkimore në Universitetin e Torontos

Shqiptarja Kozeta Miliku emërohet në një pozitë të rëndësishme kërkimore në Universitetin e Torontos