Bullgaria dhe Austria riafirmojnë mbështetjen për integrimin evropian të Kosovës

Bullgaria dhe Austria riafirmojnë mbështetjen për integrimin evropian të Kosovës

Bullgaria dhe Austria riafirmojnë mbështetjen për integrimin evropian të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar letra urimi nga presidentja e Bullgarisë, Iliana Iotova, dhe presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, me rastin e marrjes së detyrës.

Sponsor 3M Express

Në letrat e tyre, të dy liderët kanë shprehur urimet për presidenten e re, ndërsa kanë riafirmuar mbështetjen e vendeve të tyre për Kosovën dhe perspektivën e saj evropiane.

Presidentja bullgare, Iliana Iotova, ka vlerësuar vizionin e Shiroka Pulës për të ardhmen e rajonit dhe vlerat e përbashkëta evropiane, duke theksuar se ato përforcojnë zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve.

Ajo ka nënvizuar rëndësinë e thellimit të dialogut dhe bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, si dhe ka konfirmuar se Bullgaria do të vazhdojë ta mbështesë konsolidimin e Kosovës si shtet plotësisht të integruar në institucionet ndërkombëtare dhe rajonale, me perspektivë të qartë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ndërkaq, presidenti austriak, Alexander Van der Bellen, ka vlerësuar marrëdhëniet e thella ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, të ndërtuara mbi bashkëpunimin politik, ekonomik e kulturor, si dhe lidhjet e ngushta ndërmjet qytetarëve të të dyja vendeve.

Në letrën e tij, ai ka veçuar edhe komunitetin kosovar në Austri, të cilin e ka cilësuar si të integruar mirë dhe aktiv në shoqërinë austriake.

Van der Bellen ka shprehur bindjen se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve do të thellohen edhe më tej, duke shprehur gatishmërinë për të punuar së bashku në forcimin e tyre, në të mirë të së ardhmes së përbashkët evropiane.

Ai ka riafirmuar gjithashtu përkushtimin e Austrisë ndaj integrimit evropian të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke siguruar se vendi i tij do të vazhdojë ta mbështesë përparimin e Kosovës drejt integrimit evropian dhe procesin e reformave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Dy shpërthime me bomba në vetura brenda 48 orësh në Rusi, një i vrarë dhe një i plagosur

Dy shpërthime me bomba në vetura brenda 48 orësh në Rusi, një i vrarë dhe një i plagosur

Aktakuzë ndaj Top Kolshit për vrasje: Dyshohet se ia mori jetën viktimës dhe më pas ia varrosi trupin

Aktakuzë ndaj Top Kolshit për vrasje: Dyshohet se ia mori jetën viktimës dhe më pas ia varrosi trupin

AUV ndalon hyrjen e mbi 12 tonë produkte ushqimore të importuara nga Maqedonia e Veriu

AUV ndalon hyrjen e mbi 12 tonë produkte ushqimore të importuara nga Maqedonia e Veriu