E bujshme: RB Leipzig rivalizon klubet e mëdha për Lutfi Dalipin

E bujshme: RB Leipzig rivalizon klubet e mëdha për Lutfi Dalipin

E bujshme: RB Leipzig rivalizon klubet e mëdha për Lutfi Dalipin

RB Leipzig i është bashkuar gjithashtu garës për shërbimet e sulmuesit Lutfi Dalipi, i cili aktualisht është i huazuar te FC Vaduz nga BSC Young Boys.

Sponsor 3M Express

Sipas raportimeve të “4-4-2”, klubi i Bundesligas ka interesim të madh për lojtarin me prejardhje nga Presheva dhe po përcjell nga afër zhvillimin e tij, por për momentin gjithçka është në fazën e vëzhgimit dhe nuk ka hapa konkretë drejt transferimit.

Megjithatë, klubi gjerman nuk është i vetmi që e ka në radar sensacionin 20-vjeçar. Në shtator ishte raportuar se Fiorentina, Real Betis dhe SC Braga po ashtu po monitorojnë paraqitjet e tij.

Dalipi është nën kontratë me Young Boys deri në vitin 2030, ndërsa aktualisht ka një vlerë të tregut prej 1.5 milion eurosh, sipas Transfermarkt.

Dalipi aktualisht është i fokusuar te e ardhmja ndërkombëtare, ngase në javët në vijim pritet të vendosë së kë do të përfaqësojë përfundimisht.

Kujtojmë, djaloshi nga Presheva e informoi Zvicrën se më nuk do të luajë për ta shkaku se i ka premtuar gjyshit, që do të luajë për Kosovën ose Shqipërinë./Telegrafi/

Lexo edhe

Policisë i ndalohet mbajtja e lejeve të kerrit mbi 8 ditë, por qytetarët ende s’po i marrin dokumentet

Policisë i ndalohet mbajtja e lejeve të kerrit mbi 8 ditë, por qytetarët ende s’po i marrin dokumentet

Punëtorët e KEK-ut kërkojnë rritje page dhe rrogën e 13-të, nesër protestë në Prishtinë

Punëtorët e KEK-ut kërkojnë rritje page dhe rrogën e 13-të, nesër protestë në Prishtinë

Tutet krimineli serb: Në valën e arrestimeve në Serbi, Zvonko Vesellinoviq arratiset në Turqi

Tutet krimineli serb: Në valën e arrestimeve në Serbi, Zvonko Vesellinoviq arratiset në Turqi