Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli-Dalipi, ka bërë të ditur se po vazhdon faza e dytë e pastrimit të deponive ilegale në Kosovë.
Ajo ka thënë se sot ekipet janë në Prekaz të Epërm, ku po pastrohet deponia më e madhe ilegale në këtë zonë.
“Po vazhdojmë me fazën e dytë të pastrimit të deponive ilegale anë e mbanë Kosovës. Sot, jemi në Prekaz të Epërm ku po pastrojmë deponinë më të madhe ilegale në këtë zonë. Ne do të vazhdojmë pastrimin e deponive ilegale anë e mbanë Kosovës sepse atdhe tjetër nuk kemi”, ka shkruar Pacolli-Dalipi. /Telegrafi/




