OVL UÇK para vendimit në Hagë: “Nuk kemi besim në ‘drejtësinë’ e Speciales, këto goditje s’na frikësojnë dhe s’na zmbrapsin”

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka dalë me një reagim të ashpër ndaj Dhomave të Specializuara në Hagë, duke deklaruar se ka humbur çdo besim në profesionizmin dhe paanshmërinë e kësaj gjykate, shkruan Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Përmes një komunikate publike, nga kjo organizatë thonë se mënyra se si po udhëhiqet procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shkatërruar çdo fije besimi në atë që ata e quajnë “drejtësi” të Speciales, ndërsa theksojnë se asnjë vendim gjyqësor nuk mund ta tjetërsojë të vërtetën e luftës çlirimtare.

“OVL UÇK nuk ka besim në ‘drejtësinë’ e Dhomave të Specializuara në Hagë. Mënyra si e kanë drejtuar dhe po vazhdojnë ta drejtojnë procesin kundër krerëve të UÇK-së, ka shkatërruar çdo fije besimi në profesionizmin dhe paanshmërinë e tyre. Andaj, asnjë aktgjykim i tyre nuk mund ta ndryshojë të vërtetën historike të Luftës Çlirimtare”, thuhet në reagim.

Veteranët e UÇK-së tutje kanë dërguar një mesazh të prerë se proceset e tilla vetëm sa i forcojnë dhe i bashkojnë më shumë, duke nënvizuar se vendi i UÇK-së është në themelet e shtetit, e jo në bankën e të akuzuarve.

“Le ta kuptojnë të gjithë, këto goditje nuk na dobësojnë, nuk na frikësojnë dhe nuk na zmbrapsin. Na bëjnë më të vendosur, më të bashkuar, më të fortë. UÇK-ja nuk ka vend në bankën e të akuzuarve të historisë. Ajo qëndron në themelet e lirisë së Kosovës”, përfundon reagimi i OVL UÇK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Grabitje e armatosur në Gjakovë, lëndohet një person

Grabitje e armatosur në Gjakovë, lëndohet një person

Lionel Messi përgatit hapa ligjorë kundër Federatës së Argjentinës

Lionel Messi përgatit hapa ligjorë kundër Federatës së Argjentinës

Aeroportet amerikane po i kthehen gradualisht normalitetit pas tri ditësh kaos

Aeroportet amerikane po i kthehen gradualisht normalitetit pas tri ditësh kaos

OVL UÇK para vendimit në Hagë: “Nuk kemi besim në ‘drejtësinë’ e Speciales, këto goditje s’na frikësojnë dhe s’na zmbrapsin” | Momenti